Nga Burimi në Eksport
Gati tre dekada ekspertizë në industrinë minerare.
Me licenca të plota në kërkim-zbulimin, nxjerrjen dhe pasurimin e mineraleve, ne menaxhojmë të gjithë zinxhirin e vlerës nga nëntoka në portet e eksportit. Forca jonë qëndron te inxhinieria e saktë, përdorimi i sigurt i lëndëve plasëse dhe angazhimi i pakompromis për rehabilitimin mjedisor në çdo projekt.
ÇFARË OFROJMË
Shërbimet Tona Industriale
Nxjerrje & Përpunim Kromi
Shfrytëzim karriere dhe minierash të të gjitha llojeve brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ofrojmë krom të thyer dhe koncentrat të pasuruar.
Projektim & Konsulencë
Projektim, vlerësim, konsulencë dhe monitorim teknik për kërkimin dhe pasurimin e mineraleve.
Lëndë Plasëse Civile
Licencë zyrtare për përdorimin civil, ruajtjen, magazinimin dhe transportin e lëndëve plasëse.
Gërmime & Ndërtime
Gërmime në tokë në shkallë të gjerë, ndërtime civile dhe industriale për industrinë e rëndë.
Furnizim & Logjistikë
Tregtim karburantesh/lubrifikantëve, tregti makinash pune dhe transport dru zjarri e shtylla miniere. Pjesëmarrje në ankande energjie.
Pylltari & Mjedis
Rehabilitim mjedisor, përmirësim pyjesh, prodhim dhe tregtim dru zjarri e shtylla miniere.
SIGURIA DHE MJEDISI
Garantojmë Siguri dhe Zhvillim të Qëndrueshëm
Çdo operacion në miniera e karriera kryhet nën protokolle të rrepta sigurie, duke minimizuar ndikimin në mjedis dhe duke garantuar jetën e njerëzve tanë.
Pse të zgjidhni A-XH-2019?
- Rehabilitim Mjedisor
- Përmbushje kontratash
- Teknologji Moderne
- Ekspertizë e Licencuar
Projektet tona më të fundit
ÇFARË NA UDHËHEQ
Misioni dhe Vlerat Tona
Përkushtimi
Të jemi një pikë referimi në industrinë minerare duke nxjerrë dhe përpunuar mineralin e kromit me efikasitet maksimal, teknologji moderne dhe korrektësi absolute ndaj partnerëve tanë.
Siguria
Garantimi i një mjedisi pune të sigurt për stafin tonë në terren dhe në nëntokë. Zbatimi i rreptë i rregullave teknike dhe menaxhimi i certifikuar i lëndëve plasëse.
Përgjegjësia
Kujdesemi që çdo proces të kryhet në mënyrë të pastër, duke ruajtur ujin, ajrin dhe zonat përreth minierës që të mbeten të sigurta për komunitetin.
Vizioni për të Ardhmen
Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata të besimit me blerësit ndërkombëtarë, duke zgjeruar kapacitetet tona operative dhe duke investuar vazhdimisht te teknologjia.
